poezi

Zurück

 

 

Te DUA

Te dua te pres
Nuk dua te vdes
Me ylzit e nates
Une te pershendes

Kujto eren e mali
Kujto eren e lehte
Kujto zemren time
Qe te don per jete

Ah sa nate e lumtur
Ah sa nate e qete
Gjithmon me kujtohesh
Nga ora 12-ti

Te dua pa mase
Te dua pa mbarim
Te dua me shume
Se sa shpirtin tim

DASHURIJA

Kur jam nervoz
Asgje s'me qetson
Vetem, nese ti e dashur
Pran meje qendron

Dashuri ,dashuri
Nuk thuhet kote
Fillon me puthje
Mbaron me lote.

 
EKSTAZA PRANVERORE

...dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
e njėjetė e bukur, e njė jetė e rė,
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.

...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
me qiellėn rroket, me diellin puthet,
dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.

...triumfon bylbyli...
kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.

...dhe vesa shkėlqen...
nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.

... dhe pranvera erdhi...
Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.

NDESHJA

0 grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem,
kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unė jam fli
tė njė ndjesi
si ti.

0 gme, q'u ndeshme ditne e fatkobit tonė
zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball
e ndjesitė n'u shprehėn me mall
mė njė vall':
sahall...

Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme zemrėn tonė,
njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė
e shkuen tė kėnaqun e tu' u gėzue - pse
panė mfshehsinat intime tė kėsaj jetesės sonė.

E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė,
vuejshim me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė
tė humbun ndėr vise tė hueja natėn, vonė,
o grue, q'u ndeshme nė ditn e fatkobit tonė.

KANGA E RINIS

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili

e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

KANGA E TĖ BURGOSUNIT

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
edhe shof diellin sa njė pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropė.

E kjo gropė e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultė
dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme,
dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė;
por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme
dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė.

E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt
gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė
edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt

si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak.
Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė
dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas.

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
dhe zemra e eme ndien po aq tė breme
nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė.

MALLI RINUER

Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
shkrepen e pėrtrihen
pėr muret e dhomės seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda nė zemrėn teme
dhe zgjqjnė ndijesina qė mblue ka hini.

Ndijesitė e mia me valėt muzikore
shkėmbejnė puthje tė nxehta
posi dy dashnorė
e pa mshirė shėgjeta
mė ther nė krahnor
edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.

Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
flen pa fat nė mue,
njė tingull pėmdimi
asht ngushllim pėr mue
kur mė mshtjell mashtrimi
me melankolinė e vet aq trishtuese.

Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
mė falin rytmin
e njė dansit tė largėt,
mė kujtojnė pėrqafimin
e ēiftave tė shkathėt
qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.

NJĖ NATĖ

Grue a hyjneshė, e mbėshtjellun n'errsi tė natės,
zbriti nga sfera tė panjoftuna ndėr odat e mia
dhe u shtrue njė fllad, njė e kandshme ndjesi,
njė heshtje parathanse zemrėn don tė ma pėrpijė,
vetėm qė ora kėndon kangėn e thjeshtė tė natės
-jo -jo! dhe diku larg dėgjohen tingujt e kangės
Grue a hyjneshė m'erdhi nga gjin' i errsinės...
Qė! frymėn ia ndjej dhe zemrėn qė rreh prej fellsinės.
Buzėt e njoma tė saj,
Syt e zez e tė mdhaj
me hamnoni vijash tė bindshme
premtojnė njė dashni tė hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambėl tė marrveshtjes).
Dhe njėmend! At natė vallzuen ndjesit ejona
mė njė valle dėfryese, pa marrun frymė...

KANGA E DHIMBĖS KRENARE

0 dhimbė krenare e shpirtit qė vuen
dhe shpėrthen ndėr vargjet e lira...
A deshte, vall, pėr t'u ngushlluem
tu' e stolisė botėn me xhevahira?

0 dhimbė krenare ndėr vargjet e lira,
qė kumbojnė me tinguj tė sinqertė...
Vall, a do tė prekish kėnd ndėr ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi nė vjeshtė?

0 kangė e dejė e dhimbės krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkė me vaje,
si dy binjakė kėndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijė ngushllimin.

NJĖ NATĖ PA GJUMĖ

Pak dritė! Pak dritė! Pak dritė, o shok, o vlla.
Tė lutem, pak dritė nė kėt natė kur shpirti vuen,
kur tė dhemb e s'di ē'tė dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ē'urren, don e s'din se ē'don.

Pak dritė! 0 burrė! 0 hero' ngado qė tė jesh. ....
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do ēmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.

Oh! ta kisha pishėn tė madhe edhe tė ndezun!
Me flakėn e pishės nė qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrė i tretun
Do ta shifsha vallen tande nė majė tė njė shpate.

Porpishė nuk karn e vetėmjanė burrat, shokėt...
Dergjem n'errsin pa gjumė dhe pa dritė...
Askush s'mė ndigjon, ēirren kot mė kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

Gjeli kėndon dhe thotė se asht afėr drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti kėndon thonė se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte nė Ēalėt e ksaj bote.

Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastėk ty tė rroki, tė pėrqafoj si shpėtimin,
mė fal atė qė due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve qė pėshpėrisin ngushllimin.

SONET PRANVERUER

Me kangė nė buzė e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.

 

RECITAL I MALCORIT

O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.

LUTJE

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaitėr, ku tė fantazmeve
buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.

DY BUZĖ

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma ikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė tė pėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithen
nė buzė kur m'u njitėn -
andjeet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trunin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė grueje stėrzane
njė pranverė tė tanė mė mome
njė pjesė zemre mė nxome,
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lotė tė mia
qenė shenjat e dhimbjes
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.

NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ

Nė vendin tonė
kudo valojnė
flamujt e njė melankolie
tė trishtueshme...
... dhe askush s'mund tė thotė
se kėtu rron
njė popull qė ndėrton
diēka tė re.
Aty kėtu nė hijet
e flamujve
mund tė shifet
njė mund, njė pėrpjekje
e madhe pėrmbi vdekje
pėr tė pjellė diēka tė madhe,
pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo pėrpjekje lind
vetėm njė mi.
Dhe kėshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pėlcasim.
Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga njė flamur
melankolie tė trishtueshme.

FRYMĖZIM i PAFAT

Frymzim' i em i pafat,
qė vjen e mė djeg mu nė gji,
pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
pse vjen e mė djeg mu nė gji,
frymzim' i em i pafat?

Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
0 frymzim' i em i ngratė,
mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
leni tė dergjen nė mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
thot se mjell njė farė tė idhtė.

Far' e idhtė... far' e idhė...
- 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl!
Frigė tė mos keni, pse njė kangė
mund t'ju theri nė ndjesi,
t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
porju t'ju bajė edhe ma zi.

Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk tė due!
S'i due hovet tueja tė nalta,
as fluturimet... Nėpėr balta...
tė ditve tona tė shklas un due
rrokė me njerzit qė rrok nata.

LAGJA E VARFUN

Krahėt e zez tė njė nate pa fund
e varrosėn lagjen pranė,
dritė, jetė, gjallsi - askund,
vetėm errsinė e skam.

U harrue jeta e ditės
ndėr shtresat e natės, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinės...
n'andrra pėrkundet lagja.

Njerzit ndėr shtėpia flejnė
me gjoksa tė lakurtė e tė thatė
e gratė... fėmi po u lejnė
pa ushqim nė gji, pa fat,

Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme
nė punėn e ditės sė kalueme,
shėrohen trutė e helmueme
nė gjumin e natės s'adhrueme.

Veē zemrat e njerzve tė lanun
me tė rektunt prralla rrfejnė:
mbi barrat e jetės sė namun
qė shpirt dhe korriz thejnė.

Prralla mbi fėmij rrugaēa
barkjashtė e me hundė tė ndyta,
qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė
e ngihen me fjalė tė ndyta.

Prralla mbi varza tė fyeme
me faqe e me buzė tė thithna.
Prralla mbi djelm, me tė thyeme
shprese, nė burg me duer tė lidhna,

tė cilt nesėr para gjyqit
pėr delikt do tė pėrgjegjin, -
vetėm dreqit e hyllit
tė gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė
dhe errsinės hallet tregon.
Njė gjel i undshėm, me dritė
tė hanės i rrejtun, kėndon.

Hesht! or gjel kryengritės,
i lagjės sė varfun. - Kėtu
nuk zbardh pėr ty drita e dritės.
i gjikuem je me ngordhė n'u.

VETMIA

Mė plak mėrzitja
qė vetmiamė sjell;
pėrbuzja, urrejtja
tė gjith sendet m'i mbėshtjell
qė kam shumė anmiq
tė liq
nė kėto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanė.
Po mue mė bahet
se aty janė
vetėm qė tė mė plasin
zemrėn.
Sė paku, tė mė shajnė:
I mallkuem!
Sė paku, tė anė tallin:
I uruem!
Sė paku, tė mė kėndojnė:
-I yni zot!
Ose tė mė thonė:
- Jeton kot!
Tė flasin, tė flasin se fjalė due
nė kėt vetmi me ndigjue.
Ose tė mė tregojnė historinė
e tyne, autobiografinė:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
qė nė vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa tė pamėshirė!
Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,
pse gojė s'kanė
dhe nuk flasin,
aty janė
vetėm tė mė plasin
zemrėn teme qė po vuen
dhe nė mėrzi vetveten truen
 

POEMA E MJERIMIT

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.

Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!

Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.

Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.

Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
 

 
FALJA

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! Falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.
 
Burrat e Odave Tu Kosoves
 
Heuuuuu, Bill Kllintoni e kqyri sahatin,
"Ēohi djema t'falim sabahin,
Ti lutem Zotit t'e knojm naj Dove
Ouuh, neser natje t'zdirgjem n'Kosoooove!"
 
Heuuuuu, Bill Kllintoni na e knoj ni Dovė:
"Dojme me u zdjergj" - tha - "dej n'Kosove!"
"Dej n'Kosove" - tha - "te Hashimi,
Lajme t'kqija po m'ēon Brahimi,
Lajme t'kqija o haj medet!
Me Hashimin s'un po mirren vesh!
Dojne secili me sunue.
Ouuh, s'ngojne Ananin o s'po m'ngojne muuuueeeeeee!"
 
Heuuuuu, Bill Kllintoni o' djale i ri,
I math apongat e del n'ēarrshi,
E po i vete o do sheherli:
"Hashim Thaēi ku rrin me shpi?"
- "Skej Prishtine o n'Velani."
"Oooooo, me Brahimin o jane kojshiiiiiii ani o heeeeej"
 
Heuuuuu, n'Velani Billi o hi,
I thote Hashimit o kti djali t`ri:
"Tungjatjeta ore zotni!"
"A s'na e qet ka i' ēaj me e pi?"
Hashim Thaēi o koka ngushtue:
"Fija e ēajit s'um ka qillue!
Ouuh, hala ndihmat o s'mi kane prue ani o heeeej!"
 
Oooooo-ooo-oo Hashim Thaēi o fort bertiti:
"Ky Holkeri o me merziti!
Kur po flet nuk po e kuptoj!
Dallaveret s'un po ja ngoj!
Mitrovicen o se bashkoi!
Oooooou m'ja kthy pushken o s'po
guxoooooooooooooooooooooojjjjjjjj!!!"
 
Heuuuuu, edhe Billi o asht ngerrmue:
Ket Holkerin tha o lemna mue!
Ti e Brahimi s'jeni tuj m'ngue!
Shum i keq jam o une kur keshi!
Mos um shtini me ju kape per veshi!
Due me ju pa si vllau me vllaun!
Oooooooooo se perndyrsheeeeeeeeeee !
Ooooo jau lshoj shkaun ani o heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjjjj
 
Kėshtu nuk durohet
Deri kur tė pritet?
Deri kur tė durohet?
Deri kur tė rrihet?
Deri kur tė tolerohet?

Deri kur nė trojet tona
Tė pėrēarė copa-copa
Krisma armėsh dhe helmeta
ēelin varre,ēelin gropa?

Deri kur,deri kur,
Deri kur tė ndarė
Deri kur mbėshtet nė mur?
Ngrihuni nė kėmbė,Shqipėtarė!

Deri kur trojet tona
dhe i gjithėpopulli mbarė,
I cėnuar! I lėnduar!
I uzurpuar! I nėnēmuar!
I pushtuar! I poshtėruar!
Deri kur, i mjeruar?

Ndaj tė ngrihemi nė kėmbė!
Me armikun dhėmb per dhėmb!
Ne gjuhėn e kushtrimit,
pėr qėllimin e bashkimit
   
 Dukati 21.03.2004
Mos mė thoni se vdiq,
Mos mė thoni se nuk ėshtė mė,
I miri e i bukuri i nėnės,
Ėshtė nė zemėr tashmė.

Mos mė thoni, ku e qėlluan plumbat
Nėna e di, nė kraharor
Ēelėn bozhuret e gjakut, 
si lulėkuqet nė dėborė.

Mos mė thoni se s'vjen mė,
Do e pres te pragu i derės,
E ai do t“vij si gjithnjė,
Sikur flladi i pranverės.

Do t“vij si agimi ditės,
Zemra e nėnės do t“vij,
I ndritshėm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.

Mos mė thoni se jam  e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do tė vij me shokė netėve,
Pushkėn do e var mbi shtrat

Mos mė thoni se vdiq im bir,
Ai ka rėn, por nuk ka vdekur     
Nė udhėn e lirisė pėr ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak pėr tė arritur

Secili prej tyre kishte  mall pėr atėdhe,
Por mbi tė gjitha njė dėshirė
Ta zhdukin errėsirėn e rėndė,

Qė Kosova t“jetojė e pamvarur dhe e lirė

Mos mė thoni, asgjė mos mė thoni,
Ai do tė vij rishtas si agu i ditės,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartė
Ai ėshtė mbi bjeshkėt e Drenicės.

Gjėegjėza

Mulliri bluan
dėllinja luan
       (Goja dhe mustaqet)
I ėmbėl  si mjalta
i rėndė si shpata
      (Gjumi)
Njė herė nė mot
del e kullot
      (Drapėri)
Tė mos kemi pesė a gjashtė
mbetemi tė gjithė jashtė
      (Shkallėt)

I Martuari
martuari arrin befasnė shtėpi. E gjen gruan nė shtrat.E puth ėmbėlsisht dhe, derisa zhvishet, befasisht i drejtohet gruas: -ē'ėshte kjo cigare "Havana" e ndezur kėtu nė tavėll? -Oh, - pėrgjigjet shkujdesur gruaja, - qė ta dish ti i dashur, mbeta e habitur nga njė emision nė televizion qė fliste mbi dėmet e tymit tė cigarės ... Fill pas atij emisioni vendosa qė, pėr tė mbrojtur shėndetin tim, tė filloj tė pi vetėm cigare "Havana"e jo tė tjera. - Ke tė drjtė, e dashur! - tha burri pa kėrkuar argumente tė tjera. Pastaj ai heq xhaketėn dhe hap ormanin e garderobės. Nė tė sheh njė burrė tė strukur, duke i mbajtur kėpucėt nė dorė... -Po ti, ē'bėn kėtu? - pyeti burri nervoz. -Paj, ē'tė them... - iu pėrgjigj ai, - meqė i besove historisė sė cigares, ma merr mendja se do tė mė besosh kur tė them se jam duke pritur autobusin.


KĖNGĖTARI I RI

Kishte dashte njeni te behet kengetar, por nuk kishte guxim sepse mendonte se nuk din te kendoje
mire. Ne nje koncert, e beri zemren 'guri' dhe vendosi ta provonte fatin dhe ta kendoje nje kenge.
Doli para publikut i cili e kishte mbushur sallen plot dhe filloi te kendoje. Kur e perfundoi kengen, i
gjithe publiku filloi te brohorise, "edhe nje, edhe nje". "Kengetari i ri" u cudit pak por e filloi edhe nje
kenge tjeter. Kur e perfundoi edh kete kenge, publiku ne salle: "edhe nje, edhe nje, edhe nje...". Nuk
pat cfare te beje dhe ia filloi kenges tjeter. Por, e njejta gje. Ne fund te cdo kenge qe e kendonte,
publiku perseri kerkonte qe ai prape te kendoje. Dikur, pasi qe u lodh shume, pasiqe publiku
brohoriste, duke kerkuar edhe nje kenge, kengetari po i pyet: "deri kur une duhet te kendoj per ju
keshtu?". Njeri nga publiku iu pergjigj: "Deri sa te mesohesh

I sėmuri Para Vdekjes
Njė i sėmur para vdekjes...
I thot mjekut:
shkruma se kam vdekur prej SIDA_s
Pse
Sepse pas vdekjes s`do te guxoj as kush te ket pun me gruan time,e ata shka kan pas pun me gruan time do te vdesin nga friga!!!
SHKENCTARI
Njė shkencėtar Shqiptar po studionte njė plesht. “Hidhu” i thote pleshtit, pleshti hidhet, “hidhu” pleshti hidhet. Mė pas i kėput krahėt. “Hidhu” i thotė pleshtit, pleshti hidhet. Raport1: Pleshti me krahė tė kėputur u hodh. Mė pas i pret kėmbėt. “Hidhu” i thotė, pleshti hiē, “hidhu” edhe njė herė, pleshti hiē. Shkencėtari shkruan: Raporti2: Pleshtit kur pret i kėmbėt, nuk dėgjon nga veshėt.
NXŹNSI

 

Njė nxėnės i sapoardhur ne klasėn e re pyet mėsuesen : “Mesuese a dėnohet dikush pėr diēka qė nuk e ka bėrė? –“Jo asnjėherė” pėrgjigjet mėsuesja. – Atėherė se besoj se do tė mė dėnoni pėr detyrat qė nuk i kam bėrė.

 

NXŹNSI

Njė nxėnės i sapoardhur ne klasėn e re pyet mėsuesen : “Mesuese a dėnohet dikush pėr diēka qė nuk e ka bėrė? –“Jo asnjėherė” pėrgjigjet mėsuesja. – Atėherė se besoj se do tė mė dėnoni pėr detyrat qė nuk i kam bėrė.

_________________

 

 




Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!